Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mirësia e të shpenzuarit kohën në adhurim ndaj Allahut

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: el-Fauaid fq. 116.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur robi e adhuron Allahun mëngjes e mbrëmje, Allahu do ta ndihmojë atë në të gjitha nevojat e tij dhe në gjithë çka ai dëshiron. Ai do t’ia mbushë zemrën e tij me dashuri për Allahun, gjuhën e tij me dhikër dhe gjymtyrët e trupit të tij me bindjen ndaj Tij.

Ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja e të cilit janë përplot me të menduar në lidhje me jetën e kësaj bote, Allahu do ta lerë atë të preokupuar me problemet e tij, duke i´a shoqëruar atij dhembjet dhe vuajtjet e ndryshme. Pastaj ai do të punojë shumë që t’i shërbejë të tjerëve, saqë do të duket si një kafshë. Kushdo që i´a kthen shpinën përkushtim ndaj Allahut, bindjes dhe dashurisë ndaj Tij, ai do të jepet pas adhurimit të krijesave, në dashuri ndaj tyre dhe në shërbim të tyre.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

”Kushdo që shmanget nga përkujtimi i të Gjithëmëshirshmit, Ne do t’ia shoqërojmë atij një shejtan, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” (43:36).

Shpërndaje: