Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Aduaul-Bejan (1/84)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nuk është e lejueshme ngrënia e bretkosës. Është konfirmuar nga profeti ﷺ se është e ndaluar mbytja e tyre[1]. Transmeton Ebu Daudi në Sunnenin e tij nga Abdurr-Rrahman bin Uthman se një njeri i cili kishte njohuri mbi mjekësinë e pyeti profetin ﷺ në lidhje me përdorimin e bretkosave për eksperimente mjekësore, ku profeti ﷺ e ndaloi atë që t’i mbytë bretkosat.
Gjithashtu transmeton Nesaiu në Sunnenin e tij nga Abdurr-Rrahman bin Uthman se një njeri i cili kishte njohuri mbi mjekësinë i tregoi të dërguarit të Allahut ﷺ se si bretkosat përdoren në fushën e mjekësisë për eksperimente, pastaj i dërguari i Allahut ﷺ e ndaloi atë që t’i mbytë bretkosat.
Imam Neveviu në “Sherh el-Muhedhdheb” ka thënë: “Hadithi që ndalon mbytjen e bretkosave transmetohet nga Ebu Daudi me zinxhir të mirë (hasen) transmetimi dhe nga Nesaiu me një zinxhir autentik (sahih) të transmetimit.”
[1] I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
لا تقتلوا الضفادع فإن نقيقها تسبيح
“Mos i mbytni bretkosat për shkak se kuakja e tyre është tesbih (thonë SubhanAllah).”