Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mishi i cili është therur në një vend ku therin për tjerë përveç Allahut

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të ngrënë nga mishi i cili është therur në një vend ku therin për tjerë përveç Allahut?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet! Kur erdhi një burrë tek profeti ﷺ dhe i tregoi se ai ishte betuar se do të therë një deve në vendin e quajtur Bu’uaneh.

Profeti ﷺ pyeti: ”Mos vallë ndonjë nga festat e tyre të xhahiljetit është festuar aty?”

Sahabët thanë: ”Jo!”

Profeti ﷺ pyeti: ”A ka pasur ndonjë idhull që adhurohej në atë vend në kohën e xhahilijetit?” 

Sahabët thanë: ”Jo!”

Profeti ﷺ tha: ”Përmbushe betimin tënd. Me të vërtetë betimi nuk duhet të përmbushet nëse ai përbën mosbindje ndaj Allahut ose në qoftë se nuk e ke në pronësi.”

Transmeton Ebu Daudi (3313) dhe zinxhiri i tij i transmetimit është sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit, hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Ebi Daud (2834).

Shpërndaje: