Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mishi i dijetarëve tuaj është i helmuar ndërsa mishi i dijetarëve të mëdhenj shërim

Alameh Muhamed Aman bin Ali el-Xhami

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

”Dijetarët tanë që flasin në radio emisionin ”Nur ala ed-Derb”, jetojnë me gjithë muslimanët në çdo shtet dhe jo vetëm këtu (në Arabinë Saudite). Dijetarët e këtij shteti nuk janë lokal, ata janë dijetarë botërorë. E gjithë bota përfiton nga dija dhe fetvat e tyre. Kur dëgjon pyetjet që vinë nga e tërë bota, kush u përgjigjet atyre?  Dijetarët. Kush lidhet me tërë botën përmes pyetjeve që parashtrohen në kohën e haxhit? Dijetarët.

Dijetarët tanë janë më të diturit në njohjen e problemeve bashkëkohore dhe më së shumti kanë mundësi për të arritur deri tek kjo gjë. Pra, të jemi bashkëkohorë (të jetojmë në qetësi) dhe ta lëmë të përfolurit e dijetarëve. Nëse dikush flet (me të drejtë) për ndonjë të cilin ju e quani si ”thirrës” apo ”dijetarë”, ju i thoni: ”Mishi i dijetarëve është i helmuar.” A është atëherë mishi i dijetarëve të mëdhenj i shijshëm dhe shërim? Subhan-Allah! Pse e gjithë kjo kundërthënie?

Ata janë dijetarët tuaj nga të cilët keni mësuar. E ju prapëseprapë i përqeshni dhe flisni kundër tyre. Pra, a është mishi juaj i helmuar për tu ngrënë ndërsa mishi i tyre shërim?

Frikësojuni Allahut, Zotit tuaj! Nuk është e lejuar të flisni kundër dijetarëve të muslimanëve dhe dijeni se ”dijetarët janë trashëgimtarët e Profetëve’.”

Shpërndaje: