Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sahih el-Bukhari dhe Sahih Muslim, kushtojini vëmendje këtyre librave duke i studiuar, kuptuar dhe memorizuar. Kushtojini vëmendje edhe librave të shejkhul Islam Ibnu Tejmijes dhe Ibnul-Kajimit dhe imamëve të thirrjes Islame në Nexhd, kushtojini vëmendje këtyre librave dhe kuptojini ato dhe ecni në dritën e tyre, Allahu ju begatoftë.
Gjithashtu mos i shtrini duart tuaja duke u kërkuar shoqatave dhe organizatave si “Ihja et-Turath” apo dhe të tjerave përveç tyre, përkundrazi mjaftohuni me atë pasuri që Allahu ju ka dhënë edhe nëse ajo është e pakët, Allahu ju begatoftë.
Në të vërtetë, thirrja selefije u ngrit nga vetë selefët me ato që kishin nga pasuria e pakët dhe varfëria e madhe, Allahu ju begatoftë. Ajo nuk u ngrit duke mbledhur pasuri. Mbledhja e pasurisë e prish thirrjen (dauen) dhe thirrësit, marrja e parave nga qendrat dhe organizatat e huaja joselefije e shpie në humbje selefizmin.
Kështu që kini kujdes tepër të madh nga rreziku i bashkëpunimit me këto organizata dhe mjaftohuni me atë pasuri që Allahu ju ka dhënë, qoftë ajo edhe e pakët. Allahu ju begatoftë.
Dhe ecni në rrugën e selefëve në zuhd dhe devotshmëri, Allahu ju begatoftë dhe përhapeni thirrjen selefije në mënyrën e duhur.
Allahu na dhëntë sukses të gjithëve. Për më tepër, ju paralajmëroj në mënyrë të veçantë kundër shoqatës “Ihja et-Turath”, sepse me të vërtetë ata përpiqen në të gjithë botën që të përçajnë selefijtë dhe t’i ndryshojnë ata që të ecin në metodologjinë e Adurr-Rrahman Abdul-Khalik, Ikhuanit ekstrem.