“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mjeke e dhëmbëve

Shejkh Abdullah bin Ubejd el-Xhabirij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/4296
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë jam mjeke e dhëmbëve, prandaj a më lejohet fetarisht që t’i mjekoj meshkujt, duke e pasur parasysh se nuk ndodhë prekje e drejtpërdrejt sepse unë mbajë dorëza mjekësore, gjithashtu nuk ndodhë vetmi mes nesh për shkak të prezencës së infermiereve që janë me mua në ordinancë. Nëse veprimi i tillë nuk është i lejuar, atëherë cila është me e preferuar kur kemi të bëjmë me mjekimin e fëmijëve meshkuj?”

Përgjigje: “Së pari: Oj bija ime, oj doktoreshë! Në qoftë se ke mundësi që ta bësh vetëm mjekimin e femrave, atëherë mjaftohu vetëm me këtë. Kjo të mundësohet atëherë kur ordinanca është e juaja personale. Por, në qoftë se jeni nënpunëse dhe keni mundësi që nëpërmjet administratës, që sektori i veçantë në spital t’i drejtojë pacientet femra tek ju, atëherë bëje këtë. E në qoftë se nuk ke mundësi dhe jeni e detyruar për këtë, shpresoj –inshAllah- që mos të ketë pengesë, përderisa ashtu siç e përmendet edhe ju se nuk ekziston vetmi mes jush dhe pacientit, atëherë pengesa është eliminuar.

Së dyti: Sa i përket mjekimit të fëmijëve meshkuj apo mos mjekimit të tyre, vendimi për këtë u mbetet juve. Ju mjekët jeni më të njohur për këtë sesa unë, mirëpo unë kam dëgjuar para disa vitesh nga disa mjekë duke thënë se, ata fëmijë që janë më të mëdhenj se trembëdhjetë vjet, ata nuk i mjekon mjeku specialistë për fëmijë. Prandaj unë nuk e di nëse edhe nxjerrja e dhëmbëve apo mjekimi i tyre ka lidhje me moshën e madhe apo të vogël të fëmijës apo me moshën pas fëmijërisë. Referencë për këtë jeni ju, ti dhe të kolegët tuaj.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram