Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mjekimi i gruas tek mjeku mashkull dhe anasjelltas

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–14331112.mp3

http://youtu.be/kbebQHmAcJ4

Data e fetvasë: 12.11.1433 ose 28.9.2012

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që gruaja të mjekohet nga mjekët meshkuj nëse ata janë më të mirë në profesionin e tyre?

Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar, përveç në raste urgjente. Nëse nuk ka mjeke femra ndërsa ajo grua njëkohësisht ka frikë për shëndetin e vet, i lejohet asaj të shkojë tek mjeku mashkull, siç thotë Allahu:

إِلاَّ مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ

“…përveçse kur të detyroheni.” 6:119

Por, përderisa ka mjeke kompetente dhe të afta, atëherë nuk i lejohet asaj të shkojë tek mjekët meshkuj.

E njëjta gjë vlen edhe për burrin. Ai nuk mund të mjekohet nga mjekja femër nëse ka mjek meshkuj dhe të aftë. Përndryshe, ai mund të mjekohet tek mjekja femër nëse është rast urgjent.

Shpërndaje: