Shejkh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd
Burimi: Hirasat-ul-Fadhilah, fq. 9
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shumë njerëz nuk janë në dijeni se çfarë i shpijnë ata drejt shkatërrimit dhe cili është burimi i tij. Një nga gjërat më shkatërruese është, moda e paturpësisë.
Këtë gjë e sjellin në mesin e njerëzve femra prostituta (nuk do të thotë që ta kenë profesion). Femra të tilla, nuk e dinë se çfarë është nderi dhe për këtë arsye shfaqen para njerëzve me rroba që nuk janë asgjë tjetër përveçse lakuriqësi dhe paturpësi. Nëpër dyqane, gjejmë përplot rroba të tilla. Ndërsa femrat konkurrojnë se kush i blen ato e para. Vetëm ta dinin se baza e shkatërrimit të femrës, është veshja e këtyre rrobave. Femra me turpin më të vogël do të qëndronte larg këtyre veshjeve.
Hap të rëndësishëm që prindërit duhet marrë, është që fëmijët e tyre të mos i veshin me rroba të tilla lakuriqësie.
Sikurse të vishen fëmijët me rroba të tilla, do t’i mësojnë ata që në vegjëli t’i ngjasojnë grave jobesimtare, femrave të paturpshme, e të mos kenë turp nga lakuriqësia dhe amoraliteti.