Shejkh Saleh Al Esh-Shejkh
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=9YDDGyo07rg&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Hafidh Zejn el-Din Abdurr-Rrahman Ibn Ahmed Ibn Rexheb el-Hanbeli (rahimehullah) ishte Imam, dijetar, dhe ishte një asket i devotshëm dhe modest.
Një nga nxënësit e tij përmendi:
“Ne ishim me Shejkhun tonë në një nga mësimet e tij.”
“Ai na shpjegoi një çështje bukur.”
Në të njëjtën ditë, ne u ftuam me të në një tubim tek një prej gjyqtarëve të lartë.
Kështu që ata folën për këtë (të njëjtë) çështje, ai tha:
Kështu ata folën (për çështjen), dhe ata nuk erdhën me asgjë të afërt me atë që Shejkhu ynë tha në mësimin e tij.
Ai tha: Ne ishim duke e pritur për Shejkhun tonë, duke shpresuar se ai do të fliste (për çështjen) për t’u sjellë dobi atyre.
Pra, për ta bërë vlerën e tij të dukshme mbi ta.
Një nxënës dëshiron që vlera e Shejkhut të jetë e dukshme, të krenohet me të.
Megjithatë, ai (ibn Rexhebi) ishte i heshtur.
Ai tha, kur mbaruam, i thashë atij me disa që ishin me mua:
“Allahu të dhuroftë mirësi dhe të dhëntë virtyte më shumë.”
“Ju përmendët një çështje dhe na e shpjeguat plotësisht në xhami.”
Pastaj (çështja) u përmend në këtë tubim dhe ti nuk përmende asgjë. Sikurse t’i kishe bërë dobi atyre!
Ai tha një fjalë që nuk përmban mendjemadhësi të dijes.
Ai tha: “Tubimi im me ju ishte për hir të Allahut”.
“Por ky tubim ishte për hir të dynjasë.”
“Tubimi im me ju ishte për hir të Allahut”.
“Por ky tubim ishte për hir të dynjasë.”
Modestia është shenjë e suksesit. Mendjemadhësia është shenjë e dështimit.
Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=LG7DAaGKKLY&feature=youtu.be