Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 237-238
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti ﷺ tregoi se Zoti i tij ka thënë:
“Njeriu më ka fyer Mua, kjo nuk i përket atij. Njeriu më ka përgënjeshtruar, e kjo nuk i përket atij. Ai më ka fyer Mua kur tha: “Allahu ka djalë.” Unë jam i Vetmi, krijesat më drejtohen Mua. Ai nuk lind, as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i krahasueshëm me Të. Ai më ka përgënjeshtruar Mua kur tha: “Ai nuk do të më ringjallë sikurse Ai njëherë më krijoi mua. Por krijimi i krijesave për herë të parë është më e lehtë për Mua se sa t’i ringjallë ata.” 1
Nëse monoteistët bëjnë të gjitha mëkatet dhe krimet që ekzistojnë (përveç mosbesimit) kështu që ato as nuk do të arrin as sa një grimcë në krahasim me këtë kufrin (mohimin) e madh dhe këtë fyerje të madhe ndaj Zotit të krijesave! Çfarë mendon ky grup se Zoti i krijesave do të bëjë me të, kur ai e takon Atë:
يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ فَأَمَّا الَّذِينَ اسْوَدَّتْ وُجُوهُهُمْ أَكْفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ فَذُوقُواْ الْعَذَابَ بِمَا كُنْتُمْ تَكْفُرُونَ
Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): “A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak të mosbesimit tuaj!” 2?
Ai do ta pyes Mesinë para gjithë njerëzimit që do të dëgjojnë;
“Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti u the njerëzve : “Më adhuroni mua dhe nënën time, dy të adhuruar përveç Allahut!?” 3
Si përgjigje Mesiu do t’i përgënjeshtrojë ata dhe do të heq dorë prej tyre:
سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِي بِحَقٍّ إِن كُنتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلاَ أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ إِنَّكَ أَنتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ
Isai tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk e di ç’ka në Ty. Ti je më i Dijshmi i të fshehtave!” 4
Kjo është baza dhe platforma e fesë së nasarave (krishterëve).
1 Bukhari (4482).
2 3:106
3 5:116
4 5:116