Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Minhexh-us-Sunneh en-Nabeuijeh (2/105-107)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mutezilitë, Xhehmitë dhe të gjithë të tjerët që mohojnë cilësitë e Allahut, i quajnë të gjithë të tjerët Muxhesimeh dhe Mushebihah (krahasues të Allahut me krijesat). Ka nga ata që besojnë se imamët e njohur, si Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe pasuesit e tyre, janë Muxhesimeh dhe Mushebihah. Këtë e bëri për shembull, Ebu Hatim, autor i librit ”Kitab-uz-Zinah”, dhe të tjerë kur ata përmendën grupe të ndryshme nga Mushebihah. Ai tha:
”Mes tyre është një grup i quajtur Malikijeh, që i atribuohet një njeriu me emrin Malik bin Enes. Është një tjetër grup i quajtur Shafi’ijeh që i atribuohet një njeri me emrin Esh-Shafi’i.”
Dyshimi i tyre është se të gjithë imamët e njohur pohojnë cilësitë e Allahut dhe thonë se Kurani nuk është krijuar dhe se Allahu do të shihet në jetën tjetër. Këtë besim e kishin sahabët, pasuesit e Ehl-ul-Bejtit dhe të tjerët. Këtë besim e kishin edhe imamët e pasuar si Malik bin Enesi, eth-Theuri, el-Lejth bin Sad el-Euzai, Ebu Hanife, Shafiu, Ahmed bin Hanbeli, Is’haku, Davudi, Muhammed bin Khuzejmeh, Muhammed bin Nasr Meruezi, Ebu Bekr bin el-Mundhir, Muhammed bin Xherie et-Tabari dhe mbështetësit e tyre.