Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos agjërimi i Ramazanit për shkak të futbollit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Vol: 9 fq. 140

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar që të prishi agjërimin për shkak se do të luaj futboll?
 
Përgjigje: Nuk është e lejuar për të prishur agjërimin gjatë ditës në Ramazan për shkak të lojërave sportive si futbolli apo lojëra të tjera. Kjo nuk është një nga arsyet e justifikueshme sipas sheriatit që e bën të lejuar prishjen e agjërimit. Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij!

Shpërndaje: