Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos agjëro me atë vend!

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/15134/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%B5%D9%8A%D8%A7%D9%85-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D9%84%D9%85-%D9%81%D9%8A-%D8%A8%D9%84%D8%AF-%D8%A7%D8%B3%D9%84%D8%A7%D9%85%D9%8A%D8%A9-%D8%A8%D8%B5%D9%8A%D8%A7%D9%85-%D8%AF%D9%88%D9%84%D8%A9-%D8%A7%D8%AE%D8%B1%D9%89
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Vitin e kaluar konfirmimin e shikimit të hënës së Ramazanit e dëgjuam nga një radio arabe pas së cilës vepruam përgjatë saj. Megjithatë, radioja e vendit tonë nuk e konfirmoi këtë prandaj njerëzit ranë në mosmarrëveshje mes vete. Disa thanë se dita që u agjërua ishte dita e dyshimtë. A e ka personi obligim të agjërojë së bashku me vendin e tij apo të agjërojë me cilin do vend Islamik?

Përgjigje: Është më mirë që ai të agjërojë me vendin e tij në mënyrë që ai të mos bie në mosmarrëveshje dhe përçarje. Nëse ata fillojnë të agjërojnë sipas mënyrës sheriatike dhe e vëzhgojnë hënën e re është më mirë që ai të fillojë dhe të përfundojë agjërimin me vendin e tij.

Nëse ata nuk i kushtojnë rëndësi kësaj, ai duhet të bazohet në shikimin e hënës pa marrë parasysh se në cilën vend Islamik hëna shihet një mënyrë sheriatike, ai agjëron me atë vend sepse profeti ﷺ ka thënë:

“Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë, e nëse keni pengesë nga retë atëherë plotësoni muajin Sha’ban tridhjetë ditë.” Bukhari (1909) dhe Muslimi (1081).

Nëse vendi gjykon me sheriat dhe merr parasysh vëzhgimin e hënës, ata agjërojnë sipas shikimit të saj.

Muslimi transmetoi se Ummul Fadl e dërgoi robin e saj Kurejbin te Muauijeh në Sham. Kurejbi thotë: Shkova në Sham (Damask) dhe e kreva punën e saj, Ramazani filloi ndërsa unë isha atje dhe e pashë hënën e re natën e së premtes, pastaj erdha në Medine në fund të muajit. Abdullah ibn Abbasi më pyeti në lidhje me hënën e re dhe më tha: Kur e patë hënën? I thashë: E pashë natën e së premtes. Më tha ti e ke parë? I thashë Po, madje e panë edhe të tjerët dhe filluan agjërimin, dhe gjithashtu edhe Muauijeh. Ai më tha: Mirëpo ne e kemi parë natën e së shtunës dhe vazhdojmë të agjërojmë derisa të plotësojmë 30 ditë ose të shohim hënën e re. I thashë: A nuk të mjafton shikimi i hënës së re nga Muauijeh dhe se ai filloi agjërimin? Tha: “Jo, Kështu na ka urdhëruar i dërguari i Allahut ﷺ.” Muslimi (1087).

Ai kishte për qëllim fjalët e tij ﷺ:

“Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë, e nëse keni pengesë nga retë atëherë plotësoni muajin Sha’ban tridhjetë ditë.”

Ibn Abbasi preferoi agjërimin e banorëve të Medinës duke filluar nga e shtuna para agjërimit të Muauijes. Kjo është dëshmi e atyre që thonë se çdo vend bazohet në shikimin e vet të hënës. Kjo do të thotë nëse ata kujdesen për sheriatin dhe shikimin e hënës.

Nëse muslimani agjëron me një vend që ka parë hënën e re më parë atëherë është më mirë që muslimanët të bien dakord për muajin e tyre të madhërishëm të Ramazanit. Nëse vendi i tij agjëron përgjatë shikimit të tyre, ai agjëron me ta sepse profeti ﷺ ka thënë:

“Agjërimi fillon në ditën kur filloni të agjëroni dhe ndërpritet në ditën kur e ndërpritni atë dhe therja është dita kur thereni.”

Si edhe transmetimi i përmendur i Ibn Abbasit.

Si përfundim njeriu duhet të fillojë dhe t’i japë fund agjërimit me vendin e tij që marrin parasysh shikimin e hënës. Dhe në qoftë se ata nuk i kushtojnë rëndësi shikimit të hënës, ai agjëron me një vend tjetër, ai ka bërë detyrën e tij dhe ka vepruar në përputhje me sunnetin. Por nëse ata kujdesen për shikimin e hënës dhe agjërojnë sipas saj ose plotësojnë fundin e muajit (Shab’an), ai fillon dhe përfundon me ta për të shmangur ndarjet dhe përçarjet. Ndërsa nuk duhet të agjërojë me ta në qoftë se ata nuk i kushtojnë rëndësi shikimit së hënës së re dhe agjërojnë përgjatë llogaritjeve. Në këtë rast ai duhet të agjërojë me ata që bazohen në shikimin e hënës sepse profeti ﷺ ka thënë:

Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”

Shpërndaje: