Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos devijo nga praktika e vendit

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (12)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Mendimi i njohur i Hanbelive është se koha për namazin e xhumasë fillon një çerek pas lindjes së diellit…

Përgjigje: Jo, ky nuk është mendimi i njohur i medhhebit Hanbeli. Ky është vetëm një prej mendimeve të transmetuara nga imami Ahmedi. Një mendim tjetër të cilin e kanë gjithashtu shumica e dijetarëve është se koha e xhumasë fillon pasi dielli të kalojë zenitin dhe pikërisht ky është mendimi që praktikohet.

Pyetje: A duhet të qortohet dikush që vepron sipas atij mendimi nganjëherë?

Përgjigje: Po, duhet të ndalohet nga ky veprim. Ky mendim nuk duhet të praktikohet, njeriu nuk duhet të kundërshtojë praktikën e vendit dhe të shqetësojë njerëzit. Vetëm sa e përmenda këtë. Ka njerëz që kërkojnë mendime të veçanta dhe pretendojnë se veprojnë me dije, por në fakt vetëm sa krijojnë shqetësim dhe kundërshtojnë njerëzit e atij vendi. Kjo nuk lejohet.

Shpërndaje: