Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos e braktis namazin e teravive para se të përfundoj imami

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë do të thotë hadithi i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem:

مَنْ قَامَ مَعَ الإِمَام حتَّى يَنْصَرِفْ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَة

“Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën”?”

Përgjigje: “Kjo do të thotë se njeriu duhet të vazhdojë të falet me imamin, nga fillimi i teravive deri në fund. Kjo është domethënia e hadithit:

مَنْ قَامَ مَعَ الإِمَام حتَّى يَنْصَرِفْ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَة

“Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën”

Kjo do të thotë se ai nuk duhet ta braktis namazin para se të përfundoj imami pa e marr parasysh se sa rekate teravi falen.”

Shpërndaje: