Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos e falni vitrin në mënyrë që t’i ngjajë namazit të akshamit!

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane

Selamet dhe salavatet qofshin mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij dhe mbi ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e gjykimit. Para se të shpjegojë atë që lexojë imami ynë, dua t’ju paralajmërojë në lidhje dy çështje.

E para është se imami ynë në vitër i fali 3 rekate pa ndërprerje (pa u ulur në rekatin e 2), dhe kjo është nga sunneti. Ai që falë vitrin me 3 rekate, ka dy mënyra për ta bërë këtë.

Mënyra e parë: Që namazin e vitrit ta falë 3 rekate. I falë 2 rekate dhe bënë teslim, pastaj grihesh dhe falë vetëm 1 rekat.

Mënyra e dytë: Është që të falësh 3 rekate me një teshehud dhe bën teslim në rekatin e fundit (nuk ulesh në rekatin e dytë).

Është një mënyrë e tretë që është e ndaluar, e cila është që të falësh 2 rekate dhe pastaj ulesh dhe lexon teshehudin dhe pastaj ngrihesh dhe e falë edhe 1 rekat (pikërisht sikurse namazin e akshamit).

Falja e vitrit në këtë mënyrë është e ndaluar sepse profeti ﷺ ka thënë:

“Mos e falni vitrin në mënyrë që t’i ngjajë namazit të akshamit!ʺ

Transmeton Et-Tahaui, Darakutni dhe të tjerët.

Ka ndaluar që falja e vitrit 3 rekate t’i ngjajë namazit të akshamit dhe të gjithë e dinë se namazi i akshamit është 3 rekate me dy teshehude. Nëse e falë vitrin 3 rekate. Vitri mund të falet në 3 mënyra ku njëra mënyrë është e ndaluar dhe dy të tjerat janë të lejuara. Cila është mënyra e ndaluar? Mënyra e ndaluar është që vitri t’i ngjajë namazit të akshamit sepse namazi i vitrit është nafile, kurse namazi i akshamit është farz, dhe namazi nafile nuk duhet t’i ngjajë namazit farz në atë që e dallon atë.

Dy mënyrat e lejuara dhe të ligjësuara janë që të falësh vitrin 3 rekate me 1 teshehud dhe bënë teslim në rekatin e fundit ose i falë 2 rekate dhe bënë teslim dhe pastaj e falë 1 rekat.

Allahu të bekoftë! Që të dy mënyrat janë të lejuara.

Nëse e falë vitrin 5 rekate, i falë 5 rekate me një teshehhud dhe bënë teslim vetëm në rekatin e fundit.

Nëse e falë vitrin 7 rekate, i falë 7 rekate me një teshehhud dhe bënë teslim vetëm në rekatin e fundit.

Nëse e falë vitrin 9 rekate, i falë 8 rekate, pastaj ulesh në rekatin e 8 dhe e thua teshehudin dhe nuk bënë teslim, por ngrihesh dhe e falë rekatin e 9.

Nëse e falë vitrin 11 rekate, i falë dy nga dy (pas çdo 2 rekateve bënë teslim) dhe në fund e falë vetëm 1 rekat.

Shpërndaje: