Imam Ahmed bin Hanbel (v. 241)
El-Musned (5/242)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muadh bin Xhebeli -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk ka grua që e lëndon burrin e saj në këtë botë, përveçse gruaja e tij nga hyritë e xhenetit thotë: ‘Mos e lëndo atë, Allahu të shkatërroftë! Ai është vetëm mysafir tek ti përkohësisht dhe shumë shpejt do të të lërë e do të vijë tek ne.”
Hadithi është autentik sipas imam Albanit në Sherh Sahih Et-Tirmidhi (1174).