Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (14 B), min: 29.30
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë kam një vajzë që është në moshën e martesës. Vëllai im i ka kërkuar dorën e saj për djalin e tij. Pastaj atij i ndodhi një gjë dhe ra në burg, prandaj unë e refuzova atë. Vëllai im u hidhërua në mua dhe u shmang nga unë për tre muaj. Çfarë duhet të bëj?
Përgjigje: Ti duhet ta dish se vajza juaj nuk është skllavja jote. Ajo është e lirë dhe ty nuk të lejohet që ta rrezikosh atë dhe ta martosh me atë që hyri në burg. Nuk ka rëndësi në qoftë se vëllai yt hidhërohet. Lëre vajzën që ta refuzojë atë. Edhe ajo duhet ta refuzojë atë në qoftë se bëht fjalë për moralin e keq apo fenë e keqe të tij. Prandaj mos ja jep vajzën atij për martesë. Thuaj vëllait tënd se ajo nuk do dhe se ti nuk mund ta detyroshë atë.