“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mos e shit atë që nuk e ke

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (831), min: 22:16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka mallra të rregullta për shembull nga Iraku. A lejohet të paguhet produkti paraprakisht?

Përgjigje: Nuk lejohet:

“Mos e shit atë që nuk e ke.”1

Pyetësi: Por është një produkt i ngjashëm. Ai nuk ndryshon.

Albani: Është e pamundur që ai të mos ndryshojë.

Pyetësi: Jo, ky është kushti, domethënë që të jetë i njëjtë.

Albani: Ti ke për qëllim të blesh një makinë të ngjashme me të njëjtin model dhe markë makine? Ti ke për qëllim përshkrime të tilla?

Pyetësi: Po.

Albani: Në këtë rast lejohet. Ndalimi në hadith:

“Mos e shit atë që nuk e ke.”

është i kuptueshëm.


1 Ebu Davud (3503). Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas Albanit në “Irua-ul-Ghalil” (5/132).

Shpërndaje: