“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mos fol me të tjerët për mëkatet tuaja të mëhershme

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në shtetin tonë në Amerikë, disa këngëtarë kanë pranuar islamin. Disa prej tyre, ligjërojnë për t’i thirrur të rinjtë në pranimin e islamit dhe lënien e kufrit (mohimit). Ndonjëherë gjatë ligjërimit, ata përmendin mëkatet e tyre të mëhershme, a është ky veprim i drejtë?”

Përgjigje: “Jo, nuk është kjo e drejtë. Thirrja-da’veti i tyre, kjo është gjë e mirë. Kurse, përmendja e mëkateve të cilat ata i kanë bërë më herët, kjo nuk është siç duhet.

Njeriu duhet të pendohet për mëkatet e veta dhe nuk duhet t’i përmendë ato. Përveç nëse i përmend apo i kujtonë me veten e tij. Kjo, që të ndjejë keqardhje dhe të pendohet për to. Ndërsa t’i flasësh mëkatet tuaja me njerëzit e tjerë, kjo mund t’i shtyj që edhe ata të veprojnë të njëjtat gjëra.”

Shpërndaje: