Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos hulumto në lidhje me kaderin sepse do të hutohesh dhe trullosesh

Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Shejkh i Nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Dikujt i vijnë dyshime në Kada (gjykim) dhe në Kader (përcaktim) dhe në çështjet e akides (besimit). Ai i urren këto (dyshime) dhe ndjehet keq. A është ai prej të humburve dhe a merr ai mëkat?”

Përgjigje: ”Para së gjithash, ”Kada-ja” dhe ”Kader-i” janë prej gjërave të fshehta të Allahut ndaj krijesave, mos u merr me to. Mos u merr me to, ti je i obliguar që t`i besosh ato.

Mos u fut në çështje e të thuash pse kjo e pse ajo, largohu nga këto gjëra dhe bindju Allahut të Lartësuar.

Bindju Allahut dhe beso se çdo gjë që Ai ka paracaktuar ka për të ndodhur dhe se çdo gjë që Ai ka vendosur do të bëhet patjetër. Gjithashtu, Allahu nuk e krijon asnjëgjë kot. Allahu është i Urtë dhe i vendos të gjitha çështjet në vendet e tyre, dhe se Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.

Nështroju Allahut dhe mos hyrë në debate rreth cështjeve të kaderit, pasi ti (nëse do të merresh me debate rreth kaderit) nuk do të arrish kurrë askund, kurrë nuk do të arrish diku, vetëm se do të hutohesh dhe do të trullosesh.

Të mjafton ty që të besosh kaderin dhe kadan dhe t`i nënshtrohesh Allahut të Lartësuar. Kjo është ajo e cila të mjafton ty. Kjo sa i përket çështjes së kadas dhe kaderit.

Ndërsa sa i përket pjesës së pyetjes në lidhje me dyshimet, që t`i shmanget atyre apo t`i studioi që t`i shmanget atyre, kjo është ajo çfarë kërkohet nga besimtari. Ai duhet të mësoi, sikurse edhe e cekëm, duhet të mësoi rrugët që të çojnë tek e keqja në mënyrë që të largohet prej saj. Po!

Sa i përket kadas dhe kaderit, ai nuk duhet të merret me to kurrë, sepse sa më shumë të merresh me to, aq më injorant do të bëhesh. Pse? Sepse ato janë prej gjërave të fshehta të Allahut ndaj krijesave.

Allahu nuk të ka obliguar ty që të hulumtosh rreth kadas dhe kaderit. Ai të ka obliguar ty që ti të punosh (vepra), Ai të ka mundësuar që ti të punosh. Vepro o vëllai im! Që ta preukuposh veten tënde me kadan dhe kaderin, kjo është diçka e cila nuk të përket ty. Kjo është çështje që i përket Allahut të Lartësuar.

Ti vepro atë që ke mundësi ta veprosh dhe largohu nga ajo që nuk ke mundësi ta veprosh. Kjo është ajo çfarë kërkohet prej teje.

Ti duhet të largohesh nga e keqja dhe duhet të veprosh punë të mira. Kjo është ajo çfarë kërkohet prej teje. Po!”

Shpërndaje: