Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.subulsalam.com/play.php?catsmktba=27985
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse e sheh një person duke mbrojtur pasuesit e epsheve apo duke i justifikuar ata, ose duke mbrojtur përkrahësit e tyre dhe duke u argumentuar në lidhje me këtë, ti duhet ta dish se nuk ka asnjë të mirë në të. Ai e bën këtë që përmendëm sepse ai ka një përzierje me bidatin dhe nuk do që ti ta zbulosh atë.
Një person i cili ia shpjegon Sunnetin njerëzve dhe i paralajmëron kundër bidateve është i besueshëm kur është fjala për fenë e Allahut. Ti mund të ndjehesh i sigurt kur të ulesh me të.
Ndërsa në kohën kur njerëzit nuk janë stabil, sprovat valëzojnë me ta, ndërsa ai nuk flet asnjë fjalë për t’i këshilluar, atëherë cila është dobia e diturisë që i është dhënë atij? Dija është që të urdhërosh dhe ndalosh. Duhet urdhëruar në bindje ndaj Allahut dhe të përmbajturit për Kurani dhe Sunneti dhe të ndalohet e kundërta e tyre.
Qëllimi është që kur e shihni personin që i mbronë pasuesit e epsheve, atëherë mos i zini besë në fenë e Allahut. Ti nuk duhet ti besosh personit i cili e mbron atë që ka devijuar nga metodologjia e Ehl-us-Sunnetit kur është fjala për fenë. Mos anoh ka ai dhe mos u ul me të.
Kjo nuk është këshilla e Muhammed bin Hadit për ju. Kjo është këshilla e Selefëve (rahimehumullah).