Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130109
Përgatit: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë na këshillon në lidhje me ata që e quajnë veten “mendimtarë islam” të cilët flasin në emisione televizive, duke përmendur mosmarrëveshjet që kanë ndodhur ndërmjet sahabëve të të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.”
Përgjigje: “Unë nuk e lus Allahun që t’i udhëzojë ata! Ky është një veprim shumë i keq. Çfarë është ajo që nxit të përmenden gjëra që kanë ndodhur rreth 1400 viteve më parë? A duan ata që njerëzit të merren me diçka për të cilën nuk kanë nevojë që t’i dinë?!
Pos kësaj, nëse ata kanë ndonjë qëllim negativ, atëherë qëllimet e tyre janë nga më të këqijat. “Selefët kanë thënë se duhet heshtur për atë që ndodhi në mes Sahabëve dhe se ajo që ndodhi mes tyre ishte Ixhtihad i tyre.”
Nuk është e lejuar të përhapet ajo çfarë ka ndodhur në mes Sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Profeti salAllahu alejhi ue selem na urdhëroi që të mos flasim rreth sahabëve, megjithëkëtë ata po flasin. Unë ju këshilloj që të mos i dëgjoni!”