Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos i dëmtoni fqinjët me parkimin e veturave para dyerve të shtëpive të tyre

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka shumë pyetje, por para se t’ia parashtrojmë këto, i nderuar Shejkh ka një numër të fqinjëve të cilët janë ankuar për bllokimin e dyerve të shtëpive të tyre (nga parkimi i veturave). Shumë prej tyre janë ankuar duke shkruar edhe artikuj nëpër gazeta veçanërisht ata nga Jugu.”

Përgjigje: “Disa herë u kemi thënë se, mos i parkoni veturat e tuaja para dyerve të njerëzve. Njerëzit duhet të hynë e të dalin, gjithashtu, kanë obligime të tyre të shtëpisë, andaj, mos i dëmtoni njerëzit.

Allahu ju shpërbleftë me të mira! Nuk duhet patjetër t’i parkoni veturat e tuaja afër xhamisë. Parkoje në ndonjë vend tjetër, edhe nëse është larg nga xhamia. Mos i dëmtoni, mërzitni apo irritoni askënd (duke i parkuar veturat para dyerve të tyre).”

Shpërndaje: