Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sharh Fet´h-il-Mexhid (10)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fthmj–09011435_2.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Një person ka marrë një kredi me kamatë për të blerë një shtëpi. A më lejohet mua që ti japë atij para hua kështu që ai ta paguan borxhin e tij, duke pasur parasysh se ai nuk e konsideron të ndaluar marrjen e kredisë me kamatë për të blerë shtëpi?”
Përgjigje: ”Mos i ndihmo atij në ndalesa:
وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ
”Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.”5:2
Por në qoftë se ai blen një shtëpi me para të kamatës dhe pastaj pendohet tek Allahu dhe nuk është në gjendje që të paguaj kredinë që ai duhet ta paguaj, atëherë të lejohet që ti ndihmosh atij. Sepse ai është penduar tek Allahu dhe është vetdijësuar për mëkatin e tij. Por nuk është e lejuar për ti ndihmuar atij në qoftë se ai nuk mendon se shitblerja me kamat është haram.”