Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos i skandalizo robërit e Allahut

Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (3/364-365)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Ata, të cilët dëshirojnë, që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.”

Ky është një qortim i tretë për personin që dëgjon për një reputacion të keq, pas së cilës ai fillon ta përhapë atë. Kjo është diçka për të cilën atij as nuk duhet t’i interesojë, as ta përhap, e as t’i tregoj dikujt.  Allahu (te ala) tha:

إِنَّ الَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ الْفَاحِشَةُ فِي الَّذِينَ آمَنُوا

“Ata, të cilët dëshirojnë, që te besimtarët të përhapet imoraliteti.”

D.m.th. zgjedh të publikon një reputacion të keq për ta.

لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ

“…ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër…”

Do të thotë ndëshkim në jetën e kësaj bote dhe ndëshkim të dhimbshëm në jetën e përtejme.

وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

“Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini.”

Prandaj, referojani çështjen Atij në mënyrë që të jeni të udhëzuar. Imami Ahmedi tha: Muhammed bin Bukajri na tregoi: Mejmun bin Musa el-Mar’i na tregoi: Muhammed bin Abbad el-Makhzumi na tregoi, nga Theubani, nga profeti ﷺ i cili tha:

“Mos i shqetësoni robërit e Allahut, mos i skandalizoni ata dhe mos kërkoni gabimet e tyre. Kushdo që kërkon gabimet e vëllait të tij musliman, Allahu do t’i kërkojë gabimet e tij në mënyrë që Ai do ta zbulojë atë në shtëpinë e tij.”
1 24:19

Shpërndaje: