Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos i vizito ata!

Imam Ebu Nuajm Ahmed bin Abdilah El-Asbahani (v. 430)
Hiljat-ul-Aulija (3/23-24)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

3010 – Khuejl ka thënë: “Isha te Junus bin Ubejdi kur erdhi një njeri dhe i tha:

“A na ndalon të ulemi me Amr bin Ubejdin, ndërkohë që djali yt shkoi tek ai më parë?”

Junusi i tha: “Ki frikë Allahun.”

Ai u zemërua. Nuk kaloi shumë dhe erdhi djali i Junusit.

Ai i tha: “O biri im, ti e di se çfarë qëndrimi kam ndaj Amrit, e megjithatë shkon tek ai?”

Ai tha: “O babai im i dashur, unë isha te filani dhe filani, dhe arsyetohej.”

Junusi i tha: “Unë të ndalojë nga zinaja, vjedhja dhe pirja e alkoolit. Por do të doja më shumë që ta takoje Allahun -azze ue xhel- me këto gjynahe, sesa me besimin (akiden) që ka Amri dhe pasuesit e tij.'”

3011 – Hamad bin Zejd ka thënë: “Merrni prej meje tri këshilla:

Mos hyni tek sundimtarët për t’u lexuar atyre Kuran.

Mos u veçoni me një grua të re për t’i lexuar asaj Kuran.

Dhe mos dëgjoni nga bidatçitë.”

3012 – Khuejl bin Uakid Es-Saffar ka thënë: “Dëgjova një njeri duke e pyetur Junus bin Ubejdin: “E kam një fqinj mutezili. A më lejohet që ta vizitoj?”

Ai tha: “Nëse e bën këtë për ta nderuar atë, jo.”

Ai tha: “Ai ka vdekur. A më lejohet t’ia fali namazin e xhenazes?”

Ai tha: “Nëse e bën këtë për ta nderuar atë, jo.”

Shpërndaje: