Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos kritiko para dijetarëve

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: https://www.sahab.net/forums/index.php?app=forums&module=forums&controll

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E sheh se fjalët rreth pasuesve të bidateve shoqërohen me transmetime të hadithit. Pasi që hadithet u shkruan, atëherë mbetën fjalët rreth vlerësimit të pasuesve të epsheve, të vjetërit dhe të ritë dhe bashkëkohor. Imamët dhe dijetarët (rahimehumullah) u morën me ata që jetuan para nesh. Ata kanë njohuri për kritikat. Ata përbëjnë referencën në këtë çështje. Janë fjalët e tyre që duhet t’u referomi, e jo të vegjëlve të papjekur, pa marrë parasysh se çfarë thonë ata. Është e detyrueshme që t’u referohemi dijetarëve dhe t’i pyesim ata që të dalin rezultate të mira.

E para është mësimi i edukatës, pra që ata të mos veprojnë gjë para dijetarëve.

E dyta është shpëtimi i fesë së vet, në mënyrë që ata të mos përfundojnë në padrejtësi. Ndoshta ata thonë diçka të padrejtë për një individ. Ata mund të mendojnë se fjalët e tyre janë të sakta, por në fakt ato nuk janë aspak të sakta. Nëse ata iu ishin referuar dijetarit ai do t’ua sqaronte gabimin.

Arritja e dobisë, dhe përfitimi i njerëzve me këto fjalë. Nëse është dijetari që deklarohet, njerëzit e pranojnë atë. Nëse janë këta njerëz që flasin dhe jo dijetarët, dobia mungon. Kështu, të gjithë janë të detyruar t’ia dërgojnë këto çështje atyre që janë kompetent dhe ta kenë frikë Allahun.

Shpërndaje: