Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos lejo që femra të studioj me meshkuj të huaj dhe anasjelltas!

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fetaua Xhudeh (20 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk është e lejuar për një mysliman që të rrezikojë gruan e tij, motrën apo vajzën dhe t’i lejojë ato të studiojnë në një universitet ku ka meshkuj. Çfarë do të mësojë ajo në atë universitet? Shumica e asaj që ajo do të mësojë nuk ka asgjë të bëjë me thirrjen islame siç pretendojnë ato. Ajo do të studiojë atë që nuk kërkohet nga një burrë që të thërrasë në Islam, e aq më pak nga gratë!

Unë do tu ua jap një shembull delikat. Në të gjitha shoqëritë islame, ne jemi në nevojë për gra myslimanë mjeke që gratë tona të mos kontrollohen nga burrat. Kjo është padyshim një urgjencë e madhe. Si duhet ta arrijmë këtë? Vetëm duke ekspozuar bijat tona për një më të keqe, dhe kjo është duke lejuar përzierjen me meshkuj! Për studime mjekësore kërkohen eksperimente mjekësore. Mund të ndodhë që vajza të ulet ballë për ballë me profesorin saqë mund të ndjejnë frymëmarrjen e njëri-tjetrit e të mos flasim për më tepër. Prandaj si duhet t’ia bëjmë kësaj pune? Dikush duhet të sakrifikohet. Kush të sakrifikohet?

Ata që japin këto fetva (dhe lejojnë gruan të studiojë në këtë mënyrë). Unë pajtohem se është e detyrueshme që të ketë gra mjeke myslimane. Kjo as nuk duhet të diskutohet. Por unë jam shumë larg asaj për ta lejuar gruan time, motrën ose vajzën të përzihet me meshkuj në mënyrë të rrezikshme për tu bërë mjeke. Unë kam frikë se vajza përfundon në ndonjë fitne, saqë harron fare idealin kryesor që e ka bërë të studioj në rrethana të tilla, pikërisht për të marrë diplomën e mjekësisë!

Megjithatë, unë imagjinoj se të gjitha gjërat e humbura gjithmonë dikush i gjen! Sa do i devijuar që të jetë një mendim gjithmonë ekziston dikush që e pason atë. Nëse ka njerëz që e lejojnë një përzierje të tillë, ne i lëmë ata që të sakrifikojnë gratë, motrat dhe bijat e tyre. Pastaj i vjen radha grave tona që mësojnë prej viktimave. Prandaj, unë kurrë nuk lejojë që një burrë mysliman, apo grua myslimane të rrezikojë nderin e tij.

Pyetje: “Çka tu themi djemve që studiojnë në universitete të përziera me femra?”

Imam Albani: “Të njëjtën gjë sikurse edhe femrave.”

Shpërndaje: