“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mos mendo mirë për të!

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan (v. 1443)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkhu ynë, Allahu të dhëntë sukses! Dashuria ndaj kafirit për shkak të karakterit të tij, apo për shkak se është i aftë në ndonjë sport, apo se ka shpikur diçka, a i përket kjo miqësisë së ndaluar?

Përgjigje: Pa dyshim, përderisa kafiri është armik i Allahut, përderisa kafiri është armik i Allahut. Nëse gjen tek ai ndonjë cilësi që të pëlqen, thjesht thuaj atij:

“Si kur të bëhesh musliman!”

Nuk do të jetë më i ngrohtë (i hareshëm) dhe i shkathët, do të shfaq armiqësinë që fsheh në brendësinë e tij ndaj Islamit.

Allahu ka thënë:

“As jehudët, as nasarat nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të pranosh besimin e tyre.” El-Bekare, 2:120

Mos mendo mirë për të, prezantoja Islamin dhe do të shohësh se si karakteri i tij i “butë” do të ndryshojë.

Shpërndaje: