Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos na pyesni për mosmarrëveshjet në tregti

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (30)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ortaku im në biznes më dha para për të blerë një artikull. Para se ta blija, paratë mu vodhën nga makina pa asnjë neglizhencë nga ana ime. Çfarë duhet vepruar tani?

Përgjigje: Ai të ka besuar dhe paratë janë vjedhur pa asnjë neglizhencë nga ana juaj. Ti nuk je i detyruar me asgjë sepse ai ta ka besuar këtë çështje dhe ti nuk ke qenë neglizhent. Kjo është një mosmarrëveshje. Ndoshta pretendimi mohohet nga pala tjetër… Le ta zgjidhin çështjen në gjykatë. Disa njerëz i shtrembërojnë pyetjet për të marrë përgjigjen që ata duan. Pastaj thonë se filani dhe filani thonë këtë dhe këtë. Mos na pyesni për mosmarrëveshjet aktuale.

Shpërndaje: