Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Mexhmu-ul-Fataua (1/316-317)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Njerëzit që jetojnë në vendet muslimane dhe bien në idhujtari të madhe, a mund të justifikohen me injorancë apo u mungojnë justifikimet duke pasur parasysh se monoteizmi sqarohet në libra, ligjërata, mësime dhe media?
Përgjigje: Kur ti e di që një person i tillë nuk ka justifikim, të lejohet që ta akuzosh se ka bërë kufër. Por shumë njerëz nuk kuptojnë. Shumë njerëz nuk dëgjojnë, veçanërisht jo arabët. Përveç kësaj shumë arabë janë në të njëjtin nivel me joarabët – ata lexojnë Kuran dhe dëgjojnë hadithe pa i kuptuar ato. Pra është e detyrueshme të qenurit i durueshëm dhe të mos nxitosh në gjykimin e njerëzve.
Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje dhe thashë që personi i devijuar duhet të kuptojë dëshmitë që ia paraqet atij. Ndoshta ai posedon kufër, ndoshta ai posedon devijim. Mos nxito që ta akuzosh atë se ka bërë kufër derisa të eliminon të gjitha justifikimet e tij. Unë kam përmendur metodologjinë e Ibn Tejmijes në këtë çështje dhe dëshmitë përkatëse.