Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos shpreso që Shiitët të sillen me drejtësi ndaj Ehlus-Sunnetit!

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: “El-Makhraxhu minel-Fitneh”, fq 23-24.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ata kanë burgosur vëllezërit tanë për shkak se ata praktikojnë Sunnetin, siç është lidhja e duarve në namaz gjatë qëndrimit në këmbë, dhe se ata nuk e thërrasin ezanin me bidatin “Hajja ‘ala khajril-‘Amel (ejani në veprimin më të mirë)”. Kjo shprehje është një nga shpikjet e e Shiitëve. Ne kemi folur me ministrin e drejtësisë në lidhje me këtë gjë, por ai nuk e ka kryer detyrën e tij. Në realitet, edhe vetë ai është shiit. Ndërsa që shiitët të jenë të drejtë ndaj Ehlus-Sunnetit nuk është diçka që duhet shpresuar të ndodhë. Ai ministër dhe shiitët në përgjithësi, besojnë se pasuesit e Sunnetit luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhu alejhi ue selem dhe se ata janë kultivuesit e së keqes.

O banorë në Razih! Duroni! Kjo është rruga për në Xhenet! Thotë Allahu Te’ala:

أَحَسِبَ النَّاسُ أَن يُتْرَكُوا أَن يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

“Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë: “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” 29:2-3

Dhe thotë Allahu Te’ala:

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُواْ الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُم مَّثَلُ الَّذِينَ خَلَوْاْ مِن قَبْلِكُم مَّسَّتْهُمُ الْبَأْسَاء وَالضَّرَّاء وَزُلْزِلُواْ حَتَّى يَقُولَ الرَّسُولُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ مَتَى نَصْرُ اللّهِ أَلا إِنَّ نَصْرَ اللّهِ قَرِيبٌ

“Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!” 2:214

Vëllezër të mi që ju dua për hir të Allahut! Duroni me burgun dhe prangat e hekurt! Kjo ndoshta është një mësim i mirë për ju dhe për të gjithë ne, sepse kështu ne kuptojmë se ata që sot e quajnë veten “Shi’ah” do t’i kishin shfarosur Ehlus-Sunnetin po të kishin mundësi! Edhe pse urrejtja rrjedh tashmë mbi buzët e tyre, jua përkujtoj se ajo që ata kanë në zemrat e tyre është shumë herë më e keqe!

Sido çoftë, Sunneti është përhapur në tërë Jemenin, ndërsa metodologjia e shpikur e Shiave është zhdukur nga Allahu. Ne rënie është metodologjia e shpikuri Sufite.

Duhet mbajtur në mend se ne dëshirojmë që metodologjinë e Shiitëve dhe besimin e tyre, t’i largojmë jashtë nga të gjitha vendet islame dhe jo vetëm nga Jemeni. Banorët e Mekarimeh në Nexhran të Jug të Arabisë Saudite pretendojnë të jenë “Shiah” dhe në fakt ata janë “Batinij”. Ata janë edhe më të këqij sesa jehudët dhe të krishterët.

Shpërndaje: