Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvas: 5/2-1426 ose 16/3-2005
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse e shoh se refuzimi im ndaj dikujt e hidhëron atë dhe e bën të ndjehet keq, a është më mirë që të mos e refuzoj, edhe nëse unë kam të drejtë?”
Përgjigje: “Nëse refuzimi është me të drejtë, nuk është e lejueshme për ty që të mos e refuzosh atë. Ai i cili hidhërohet kur refuzimi i bëhet me të drejtë, dije se nuk ka hajr prej tij.
Kur ti e këshillon dikë, mos e ke dert nëse ai pajtohet me këshillën tuaj apo hidhërohet, por duhet të kesh parasysh atë që Allahu e dëshiron. Për ty është që ta kumtosh të vërtetën dhe, mos ju frikëso askujt përpos Allahut.
Nëse në atë person ka hajr, atëherë ai do të gëzohet me këshillën tuaj, e nëse nuk ka në të hajr atëherë mos u brengos ti për atë.”