Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Lika Maftuh bi Afif (59)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Në qytetin tonë kemi xhami në të cilat ka varre. Por ato nuk janë në drejtim të kiblës. Xhamitë në të cilat nuk ka varre janë shumë larg prej nesh. A duhet të fali namazin në shtëpi dhe t’i braktisi këto xhami në të cilat ka varre?
Përgjigje: Mos u falë në xhami në të cilat ka varre pavarësisht nëse varret janë në drejtim të kiblës apo pas xhamive përderisa ato janë brenda oborrit të xhamisë. Profeti ﷺ ka ndaluar faljen e namazit në vendet ku ka varre. Ai gjithashtu e ndaloi marrjen e varreve si vend adhurimi.
Ndalesa tregon se vepra e cila kryhet në të është e pavlefshme, gjë të cilën dijetarët e kanë sqaruar.
Gjithashtu kjo vepër shpie në idhujtari. Unë mendoj se ti dhe vëllezërit e tu duhet të rregulloni një vend për faljen e namazit. Ose ndërtoni xhaminë tuaj ose rregulloni një vend të veçantë për namaz ku do falni namazin. Shmanguni nga këto xhami me varre.