Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (13 A), min: 24.18
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë do të thotë teuesuli nëpërmjet lutjes së njerëzve të devotshëm?
Përgjigje: Teuesuli nëpërmjet lutjes së njerëzve të devotshëm lejohet. Njerëzit e kishin zakon të kërkonin tek Allahu ndërmjetësimin e profetit në lutje. Ndërsa profeti ﷺ mbante hytben një të premte, një njeri erdhi dhe tha:
“O i dërguari i Allahut, pasuritë u shkatërruan, rrugët janë djerruar; andaj lute Allahun që të na lëshojë shi.” Ai ngriti duart dhe u lut: “O Allah, na lësho shi. O Allah, na lësho shi. O Allah, na lësho shi.”
Kur profeti ﷺ tregoi në lidhje me 70.000 persona prej umetit të tij të cilët do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.”
Ukasheh -radijAllahu anhu- tha: “Lute Allahun që të jem prej tyre.”
Ai ﷺ tha: “Ti je njëri prej tyre.”
Transmeton Bukhari (5705) dhe Muslimi (220).
Ka shumë argumente për këtë. Por në qoftë se ka rrezik se personi i devotshëm fillon të mashtrohet dhe të vlerësojë veten, kështu që nuk duhet të kërkohet që ai të lutet. Përkundër gjithë kësaj, nuk duhet të kërkohet nga të tjerët që të luten për ty. Kjo është një kërkesë e qortueshme. Lutju Allahut. Mos u kërko të tjerëve që të luten për ty. Lutju Allahut. Ndërsa lidhur me atë që profeti ﷺ t’i ketë thënë Umerit:
“O vëllai im, mos na harro në lutjet tuaja!”
Ky transmetim nuk është autentik nga i dërguari ﷺ.