Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos u mashtro nga rinia yte

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205833

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Njeriu nuk duhet të neglizhojë Xhehnemin dhe të hidhet në relaksim, në epshe dhe në mëkate dhe të thotë se do të pendohet më vonë. Ndoshta ai e shtyen pendimin në një kohë që nuk e përjeton. Kjo është kurth i shejtanit. Kur një musliman bie në mëkat ai pendohet menjëherë:

إِنَّمَا التَّوْبَةُ عَلَى اللّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السُّوَءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍ فَأُوْلَئِكَ يَتُوبُ اللّهُ عَلَيْهِمْ وَكَانَ اللّهُ عَلِيماً حَكِيماًوَلَيْسَتِ التَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ حَتَّى إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ إِنِّي تُبْتُ الآنَ

Pendim i pranueshëm te Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije dhe shpejt pendohen; të tillëve Allahu ua pranon pendimin, se Allahu është më i dijshmi, më i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t’u vie vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” 1

Në momentin e vdekjes pendimi nuk pranohet. Ai nuk e di se si do të vdesë, ose kur do të vdes. Ai mund të jetë i sigurt dhe i shëndetshëm me plane të mëdha për të ardhmen, por kur ai befasohet nga vdekja. Vdekja është afër. Xheneti dhe Xhehnemi janë më afër nesh se sa lidhëset e këpucave tona, siq ka thënë Profeti (salAllahu alejhi ue selem). Çdo gjë ka një fund dhe fundi është vdekja. Kur njeriu vdes pushojnë veprat tij. Ti nuk e di se kur do të të vijë vdekja. Mos u mashtro nga shëndeti yt, sepse sa shumë njerëz të shëndetshëm kanë vdekur papritmas! Mos u mashtro nga rinia yte, sepse sa shumë të rinjë janë varrosur, sa shumë të rinj dhe fëmijë vdesin! Mos u mashtro nga rinia yte, shëndeti dhe fuqia në mënyrë që ti të mashtrohesh nga shejtani dhe planet për të ardhmen:

فَلَا تَغُرَّنَّكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُم بِاللَّهِ الْغَرُورُ

”Mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj Allahut djalli mashtrues.”

Kujdesu për veten tënde. Bë shumë vepra të mira dhe të sinqerta. Pendohu për mëkatet që shpien në Xhehnem.

________________

1 4:17-18

2 31:33

Shpërndaje: