Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos u mashtro nga takimi i Huvejnit me myftiun Al esh-Shejkh

Shejkh Ebu Abdul-A’la Khalid Uthman el-Misri
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Si mund të jetë selefi, pavarësisht se është këshilluar dhe iu është sqaruar çështja. Ai e di shumë mirë por nuk dëshiron të kthehet në të vërtetën. Prandaj mos u mashtroni nga veprimet e budallenjve  që përpiqen ta bëjnë atë të mirë me çdo mjet; duke i bërë një fotografi, duke thënë se ai është dijetar i hadithit, selefi. Pasha Allahun – dija e tij rreth hadithit, nga aspekti i [shkencave] është dëshmi kundër tij te Allahu në ditën e kijametit. Ai takohet me myftiun, edhe sikurse të takonte Ebu Bekrin dhe Umerin kjo nuk do t’i bënte dobi.

Këto janë ato që ata i quajnë media të rreme. Erdhën me El-Huvejnin, ai u takua me myftiun e Mbretërisë shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkhun – Allahu e ruajt -. Ndoshta e ka takuar edhe shejkh Salih el-Feuzanin, ky takim nuk i bën dobi. A e dinë shejkh Abdul-Aziz Al esh-Shejkh dhe shejkh Salih el-Feuzan se çfarë parime të shpikura ka ky njeri, disa prej tyre i ka marrë nga Sejjid Kutbi, thërret në to ose ka thirrur në to, ai është këshilluar dhe ende nuk tërhiqet prej tyre. A pajtohen myftiu dhe Feuzani me menhexhin e tij?

“Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!” El-Bekare, 2:111

Këta njerëz janë mendjelehtë siç ka thënë profeti ﷺ:

Ata janë të rinj në moshë, budallenj në intelekt.”

Si i bënë dobi kjo? Kur çdo njeri normal ka mundësi të takojë myftiun dhe të bëjë një foto me të. A është kjo dëshmi se [myftiu] e lavdëron dhe është i kënaqur me menhexhin e tij?!

Çka është kjo?! Kjo është marrëzi dhe manipulim me intelektin e njerëzve, kjo është [përpjekje] për të zbukuruar gënjeshtrën. Ishte e detyrueshme për ta, nëse vërtet ia dëshironin të mirën atij, që ta urdhëronin që të kthehehet në menhexhin e selefëve, të cilit iu atribuohet. Ndërsa ai është kundër këtij menhexhi në deklaratat e tij të cilat janë në pajtim me parimet e vendosura nga Sejjid Kutbit dhe khauarixhët.

Sikurse tekfiri i tij mbi atë që vazhdon në mëkate [të mëdha]. Këtë e kam sqaruar me hollësi në refuzimin tim ndaj tij që është përhapur prej më shumë se shtatë vitesh. Të cilin unë e emërova: El-Hudud El-Fasileh Bejne Usul Menhexh es-Selef es-Salih ue Usul-ul-Kutbijeh es-Sururijeh me të cilat Ebu Is’hak el-Huvejni është dakord.


Profeti ﷺ ka thënë:

“Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj ke kujdes se me kënd shoqërohesh.” Hadithi është transmetuar nga Ebu Daudi dhe Tirmidhi me zinxhir të mirë nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu-.

Muxhahidi ka thënë:

“Një herë prej herësh, Ibn Abbasi pa një njeri dhe tha:

“Ky më do mua!”

Të pranishmit i thanë atij: “Si e di këtë?”

Ai u përgjigj: “Sepse unë e dua atë dhe “Shpirtrat janë sikurse ushtarë të mobilizuar. Shpirtrat e afërt (të dashur me njëri-tjetrin) qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe ata të cilët janë të kundërt (me njëri-tjetrin) largohen nga njëri-tjetri.” (Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala).

Hubejrah -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

“Njihi njerëzit në bazë të shoqërisë së tyre.” (Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala).

Imam Maliku -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

“Llojllojshmëria e njerëzve është sikurse llojllojshmëria e shpezëve. Pëllumbi rri me pëllumbin, sorra rri me sorrën, rosa rri me rosën e trumcaku rri me trumcakun! Ashtu ndodh edhe me njeriun; çdo njeri rri me ata të llojit të vet.” (Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala).

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti tha:

“Një nga shenjat më të mëdha që na bëjnë ta njohim dikë në çdo lëvizje dhe qëllim të tij, është të merret parasysh se me kë ai flet dhe kë e do sepse, njeriu është në fenë e shokut të tij dhe shpendët fluturues i bashkohen vetëm tufave të llojit të tyre!” (Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala).

Shpërndaje: