Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos u ndiej i vetmuar!

Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i (d. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 383-384
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nuk duhet të ndihemi të vetmuar. Në parim, Ehli-Sunneti janë pakicë gjithmonë dhe kudo.

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

”Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.” Sebe’, 34:13

“Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut.” El-Enam, 6:116

”Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” Jusuf, 12:103

Janë pakica ata të cilët Allahu -te ala- i bënë të qëndrueshëm.

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im, fitimtarë në të vërtetën; ata s’do të dëmtohen nga ata që do t’i kundërshtojnë, dhe do të vazhdojnë në të njëjtën gjendje derisa të vijë urdhri i Allahut.” Muslimi (1920).

Ai që i përmbahet të vërtetës është Xhemati edhe sikurse të jetë vetëm një person.

Imam Ahmed bin Hanbeli -rahimehullah- mbeti i qëndrueshëm kur shumica e njerëzve nuk qenë të qëndrueshëm dhe u dorëzuan (para së kotës). Edhe pas imam Ahmed bin Hanbelit -rahimehullah- janë pak që mbeten të qëndrueshëm.

Ali bin el-Husejn ka thënë:

E pyeta Abdullah bin el-Mubarak:

Kush janë Xhemati?

Ai u përgjigj: Ebu Bekri dhe Umeri.

I thanë: Por ata kanë vdekur.

Pastaj ai tha: Filani e filani.

I thanë: Por edhe ata kanë vdekur.

Pastaj Abdullah bin el-Mubarak tha:

Ebu Hamzah es-Sukkari është Xhemati. Tirmidhi (2167).

Muslimani nuk duhet të ndihet i vetmuar përderisa i përmbahet të vërtetës – madje edhe nëse mbetet i vetëm:

”Me të vërtetë që Ibrahimi ishte prijës shembullor, i bindur ndaj Allahut, ishte hanif (monoteist) dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” En-Nahl, 16:120

Duhet të mjaftohesh me Kuranin dhe sunnetin. Ata që zgjedhin të largohen prej tyre nuk do të dëmtojnë përderisa ty të mjaftojnë Kurani dhe sunneti.

I dërguari ﷺ ka thënë:

”Xheneti është i rrethuar me vështirësi dhe zjarri është i rrethuar me epshe.” Muslimi (2822).

Këto sekte rekrutojnë ndjekësit e tyre për shkak të interesave. Megjithatë, ti, o sunni, je i shoqëruar nga Allahu -subhanahu ue te ala- dhe nga sunneti i të dërguarit te Allahut ﷺ. Mos lejoni që këto stuhi t’ju trembin. Ata do të pushojnë, ndërsa sunneti i të dërguarit Allahut ﷺ mbetet.

Shpërndaje: