Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mos u ndjej i vetmuar, me ty është i dërguari, me ty janë sahabët dhe pasuesit e tyre.
”… do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” En-Nisa, 4:69
Si mund të ndihesh i vetmuar kur këto grupe njerëzish janë me ty?
Mos u ndjej i vetmuar kur këto grupe njerëzish janë me ty në rrugën e saktë!
“Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!”
Këta janë shokë që të shoqërojnë në këtë rrugë. Pra të jesh me Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun dhe sahabët -radijAllahu anhum-.
Apo të jesh me filanin apo filanin nga njerëzit e devijuar edhe nëse pretendojnë se ata janë në Islam ndërsa janë të devijuar?
Mos u shoqëro me ata të cilët kanë braktisur rrugën e drejtë, dhe bëj durim deri sa të hysh në xhenet!