Shejkh Sa’d bin Nasr esh-Shithrij
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ne e dimë që prej atyre të cilëve flasin, ka mundësi që fjala t’i pranohet, por ka të tillë që fjala të mos mund t’i pranohet. Ka mundësi që njeriu të jetë i besueshëm, dijetarë dhe të ketë pozitë të lartë tek umeti islam, mirëpo ja që nuk i pranohet fjala! Për këtë arsye, tek fjalët e dijetarëve në shkencën e “Xherhit dhe Ta’dilit (Kritikës dhe Lëvdatës)”, gjejmë se fjala e tyre nuk pranohet kur ata flasin për dijetarët e tjerë të të njëjtës kategori dhe që kanë jetuar në të njëjtën kohë me ta!
Shembull të kësaj që e thamë, është Imam Nesaiu dhe Ahmed bin Salih el-Misrij – të cilët kanë qenë prej dijetarëve të Sunnetit. Këta të dy kanë folur kundër njëri-tjetrit, por fjalët e tyre kundër njëri-tjetrit nuk pranohen! Gjithashtu kemi edhe Imam Buhariun ndaj të cilit kanë folur disa dijetarë të asaj kohe (edh-Dhuhlij), ndërsa umeti që nga kohët e hershme ka marrë dije nga Sahihu i tij! Prandaj, nuk duhet të ngutemi në pranimin e të gjitha fjalëve të bashkëkohësve që ata mund t’i thonë kundër njëri-tjetrin.
Unë e shfrytëzoj rastin dhe tu këshilloj juve që të ruani gjuhët tuaja nga të folurit për të tjerët! Mos fol për dikë me emër, përveç në rast nevoje ekstreme. Fol për mendimet, bindjet dhe veprat e gabueshme, ndërsa largohu nga të përmendurit e emrave.
Të njëjtën gjë e themi edhe kur jemi tek përmendja e emrave të grupeve, ngase tek pasuesit e atyre grupeve gjejmë intolerancë ndaj teje dhe ekstremizëm ndaj grupeve dhe emrave të njerëzve. Ti kundërshto bindjet dhe besimin e tyre, por pa përmendur emra.