Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mos ua mësoni fëmijëve tuaj gënjeshtrën!

Imam Shemsul-Hak el-Adhim Abadi 

Burimi: ‘Aunul-Ma’bud (komentimi i hadithit në fjalë)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Transmetohet nga Abdullah ibn ‘Amir radijAllahu anhu të ketë thënë:

دعتني أمي يوما ورسول الله صلى الله عليه وسلم قاعدٌ فى بيتنا، فقالت: ها تعال أعطيك، فقال لها رسول الله صلى الله عليه وسلم: وما أردت أن تعطيه؟ قالت: أعطيه تمرا! فقال لها رسول الله صلى الله عليه وسلم: أما إنك لو لم تعطه شيئاً كُتبت عليك كذبة

“Një ditë më thirri nëna, përderisa Profeti salallahu alejhi ue selem ishte në shtëpinë tonë, dhe më tha: “Hej, eja të të japë diçka!” I Dërguari salallahu alejhi ue selem i tha: “Çfarë deshe t’i japësh?” “Desha t’i jap një hurmë.”- ia ktheu ajo. Atëherë, Profeti salallahu alejhi ue selem i tha: “Sikur mos t’i kishe dhënë diçka, kjo do të shënohej ty një gënjeshtër.”[1]

Nga ky hadith kuptojmë se fjalët të cilat njerëzit ua thonë fëmijëve, kur ata qajnë për shembull, se; do t’u japim diçka, apo i frikësojnë me diçka, duke bërë shaka me ta ose duke i gënjyer; janë të ndaluara dhe konsiderohen rrena/gënjeshtra.

____________________

[1] Hadithin e ka shënuar Ebu Davudi dhe të tjerë, kurse Imam Albani thotë se është i mirë.

Shpërndaje: