Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mosagjërimi për shkak të fluturimit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr 5454

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një musliman fluturon nga Rijadi për në Kajro gjatë muajit të Ramazanit, a është e lejueshme për të që ta prish agjërimin e tij?

Përgjigje: Allahu (subhanehu ue te ala) i lejon robërit e tij që të prishin agjërimin kur ata udhëtojnë për t’ua lehtësuar atyre dhe që t’ua kursej atyre çdo vështirësi. Allahu do që robërit e Ti të përfitojnë nga butësia e Tij ashtu siç Ai urren që të kryejnë ndalesat e Tij. Secili që udhëton për në Kajro, për shembull, gjatë Ramazanit mund ta prish agjërimin. Por në qoftë se ata preferojnë të agjërojnë, agjërimi i tyre do të jetë i vlefshëm.

Shpërndaje: