Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mosbesimi gjendet në lindje

Imam Ebu Umer Jusuf bin Abdil-Berr el-Kurtubi (v. 463)

Burimi: el-Istidhkar (27/203)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1816 – Maliku raportoi nga Ebu Zinad, nga el-A’raxh, nga Ebu Hurejra, i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Koka e mosbesimit është në Lindje. Mburrja dhe mendjemadhësia gjenden tek pronarët e kuajve dhe të deveve, të pasurit dhe beduinët. Qetësia është në pronarët e deleve.”

Hadithi ka për qëllim mosbesimin e lindorëve, që në atë kohë ishin persianët dhe joarabët përreth. Ata nuk kishin libër të shpallur dhe sheriat. Si rezultat, mosbesimi i tyre ishte më i keq. Sepse ata nuk besuan asnjë profet dhe asnjë të dërguar, asnjë libër dhe asnjë legjislacion. As nuk kishin ndonjë fe me të cilën pajtohej Allahu (azze ue xhel).

Profeti ﷺ ka thanë:

“Mburrja dhe mendjemadhësia gjenden në pronarët e kuajve dhe të deveve, të pasurit dhe beduinët.”

Ai kishte për qëllim beduinët të cilët ishin të vrazhdë mos respektues dhe arrogant. Ata posedojnë kuaj dhe deve. Të gjithë, ose të paktën shumica janë mendjemëdhenj.

Shpërndaje: