Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mosbesimi i jehudëve

Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)

Burimi: Fet’h-ul-Kadir (1/119)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

“Dhe mos e përzieni të vërtetën me gënjeshtrën dhe mos e fshihni të vërtetën duke qenë se e dini atë.” El-Bekare, 2:42

Kjo dëshmon se mosbesimi i jehudëve ishte nga inati e jo nga injoranca. Kjo bën që mëkati të jetë më i rënd dhe dënimi më i ashpër.

Ky kufizim nuk do të thotë se lejohet të mashtrosh dhe të fshehësh të vërtetën nga injoranca. Të paditurit nuk i lejohet të bëjë asgjë derisa të dijë gjykimin specifik të fesë për veprimin që dëshiron të bëjë. Të folurit për çështjet fetare dhe të merresh me to është diçka që Allahu i lejon ata me dije të jashtëzakonshme dhe kuptim të pakrahasueshëm. Injorantët nuk duhet të futen në diçka që nuk i përket atyre.

Shpërndaje: