Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mosdija rreth destinacionit tonë

Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/196)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com

Allahu -tebarek ue te ala- ka thënë:

Thuaj (O Muhamed): “Unë nuk jam gjë e re nga të dërguarit (e tjerë të Allahut) dhe as nuk e di se ç’do të ndodh me mua apo me ju.” El-Ahkaf, 46:9

Umm-ul-A’la u kujdes për Uthmanin bin Med’un (gjatë sëmundjes së tij). Kur ai vdiq, ajo tha:

“Allahu të faltë, o Ebus-Saib! Dëshmoj se Allahu të ka nderuar ty.” 

Pastaj i dërguari i Allahut tha: “Ku e di ti se a e ka nderuar Allahu apo jo? 

Betohem në Allahun se unë jam i dërguari i Allahut dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua.” 

Ajo tha: “Pas kësaj, kurrë nuk kam lavdëruar dikë”. Pastaj ajo ëndërroi se si ai kishte një përrua që rridhte. Ajo ia tregoi të dërguarit të Allahut i cili tha: “Kjo është vepra e tij.” 1

Ky dhe tekste të ngjashme dëshmojnë se xheneti nuk i konfirmohet askujt tjetër përveç atij që ka dëshmi nga Kurani dhe sunneti duke përfshirë dhjetë sahabët të cilëve u është premtuar xheneti, Ibn Selam, el-Ghumejse, Bilal, Sarrakah, Abdullah. bin Amr bin Harem (babai i Xhabirit), shtatëdhjetë dijetarët e vrarë në pusin Ma’uneh, Zejd bin Haritheh, Xha’feri dhe Ibn Rauahah – Allahu qoftë i kënaqur me ta-.


1 Bukhari (2687).

Shpërndaje: