Moskënaqësia në fatkeqësi
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fataua vol 2. fq.110-111
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Shejkhu u pyet në lidhje me personin i cili është i pakënaqur kur goditet nga një fatkeqësi.”
Përgjigje: “Gjatë fatkeqësisë njerëzit ndahen në katër nivele të ndryshme:
Niveli i parë: et-Tasakhkhat: Pakënaqësia, dhe ka lloje të ndryshme të pakënaqësisë:
Lloji i parë: Pakënaqësia me zemër, kur ai shprehë hidhërimin ndaj asaj që e ka caktuar Zoti i tij, dhe kjo është e ndaluar dhe mund të shpie në kufër.
Allahu Te ala thotë:
“Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” 22:11
Lloji i dytë: Pakënaqësia nëpërmjet gjuhës, si për shembull të thotë ”mjerë për mua”, ose gjëra të ngjashme. Kjo është haram.
Lloji i tretë: Pakqënaqësia me gjymtyrë, sikurse ku godet mollëzat, gris rrobat ose flokët dhe të ngjashme. Kjo është e ndaluar për shkak se kjo përfshinë mungesën e durimit të kërkuar.
Niveli i dytë. es-Sabr: Durimi, dhe ky është siç tha poeti: ”Durimi është siq e ka edhe emrin; shija e tij është e hidhur, por rezultati përfundimtar është më i ëmbël se mjalti.”
E ndjen që barra e fatkeqësisë është e rëndë, por megjithatë e bartë atë gjithsesi. Ai e urrenë që ajo të ndodhë, por besimi i tij e mbron atë kundër pakënaqësisë. Nëse diçka ndodhë, apo nuk ndodhë, është e njëjtë për të. Ky është obligim, sepse Allahu Te ala ka urdhëruar sabrin duke thënë:
“Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.” 8:46
Niveli i tretë. Er-Rida (kënaqësia): dmth që të jetë i kënaqur me fatkeqësinë në mënyrë që nëse kjo ndodh apo jo, është e njëjtë për të dhe atij nuk i vie rëndë për shkak të saj. Kjo është musyehab (e lëpqyer) dhe jo e detyrueshme, sipas mendimit më të saktë. Dallimi në krahasim me nivelin e mëparshëm është i qartë, pasiqë pavarësisht nëse e godet një fatkeqësi apo jo, për të është e njejtë, por në aspektin e nivelit të mëparshëm fatkeqësia ishte e vështirë për të por ai kishte durim.
Niveli i katërt. Falënderimi, dhe ky është niveli më i lartë. Kjo bëhet duke falënderuar Allahun për fatkeqësinë që të ka goditur. Kjo është për shkak se e di se fatkeqësitë janë një arsye që të shlyen mëkatet, dhe se ky mund të jetë një arsye që shpërblimet të rriten.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Asnjë fatkeqësi nuk e godet myslimanin vetëm se Allahu do t’ia fal atij një mëkat për shkak të saj, edhe nëse ajo është një therrë”.” [El-Buhari dhe Muslimi nr.5640 nr.2572]
- april 21, 2016
- Comments are off