Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mospajtimet nuk e zbutin dispozitën

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (11 B), min: 10.00

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dijetarët në Medine lejonin këngën, ndërsa dijetarët e Kufes lejonin pirjen e verës. Cili është gjykimi për këngën nëse dijetarët në një vend e lejojnë?

Përgjigje: Në qoftë se ne mësojmë se një dijetar kritikohet (bëhet xherh) për shkak se ai këndon, ne duhet të shohim nëse ai këndon për shkak se e sheh të lejuar këngën apo jo. Nëse ai është i mirë në aspektet tjera, por e lejon këngën, kjo nuk e bën xherh atë. Nëse ai nuk e sheh të lejuar këngën, atëherë kritikohet për shkak se në këtë mënyrë i përmbahet mëkatit duke kënduar.

Pa dyshim ka mendime të ndryshme në lidhje me këngën. Megjithatë, Allahu na ka dhënë një kriter kur ka mospajtime tek dijetarët, përkatësisht Kuranin dhe Sunnetit. Ai (Te ala) ka thënë:

“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit.” 4:59

Nëse Sunneti qartësohet në një çështje, atëherë gjykimi nuk bëhet më i butë vetëm për shkak se dijetarët e kanë mendime të ndryshme për një çështje. Gjykimi bëhet më i butë vetëm nëse Sunneti apo dëshmia është e pa konfirmuar, ka mospajtime rreth saktësisë së argumentit. Ndërsa vetëm një mospajtim i dijetarëve nuk e zbut gjykimin. Ndërsa personi që paraqet argumentet duhet të studioj më shumë se kaq në mënyrë që ai ti di argumentet që janë shkak i mospajtimit dhe se si ato refuzohen. Janë të pakët ata që e kuptojnë këtë. Disa njerëz besojnë se gjykimi është më i butë vetëm sepse ka mospajtim mbi këtë çështje. Kjo është gabim.

Për shembull, një person pyet nëse konsumimi i mishit të devesë e prish abdesin apo jo. Një person tjetër thotë se kjo e prish abdesin për shkak të hadithit. Pastaj thotë i pari se ka mospajtime mbi këtë çështje. Atëherë ne themi se mospajtimi as nuk e dëmton e as nuk e zbut gjykimin, përderisa ka argument në këtë çështje. Argumenti është vërtetuar. Por hulumtuesi duhet, siç thashë të sigurohet dhe studioj arsyen e mospajtimit. Ndoshta ka mendime të ndara për shkak të diçka që ai nuk e di, pas së cilës ai tërhiqet nga mendimi i tij.

Shpërndaje: