Shejkh Muhammed bin Ramzan el-Haxhirij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146107
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
ISIS! Të mjerët ju! Rujuni nga Allahu! Çfarë do klipesh që ju dërgoni për ti frikësuar njerëzit dhe për tu shfaqur si gjak-etur, ju duhet ta dini se ju nuk e prezentoni Islamin. Ju jeni një konspiracion kundër Islamit. Ju theksoni besimin e Hauarixhëve nga e cila janë larg myslimanët.
Unë po i them të gjithë atyre që e dëgjojnë këtë nga ndëgjuesit e pranishëm dhe ata që janë duke dëgjuar nëpërmjet mediave sociale: Betohem në Allahun se veprimet e tyre nuk prezentojnë fenë e Muhammedit salAllahu alejhi ue selam që është feja e mëshirës. Kjo fe ka ardhur për të përmirësuar besimet dhe adhurimet, për t’i mësuar njerëzit dhe për t’ua mësuar atyre moralin. Islami ka ardhur për të përhapur të vërtetën dhe që të shkatërrojë të kotën.
Gjakderdhja të cilën e veprojnë këta është bërë nga të gjithë njerëzit jo normale në tërë botë. Ata e kishin zakon të më tregonin se çfarë ka ndodhur mes tyre në Evropë dhe në epokën e errët dhe se si ata e kishin zakon që të vrisnin njëri-tjetrin. Mjete torturuese u përhapën pas kohës së mesjetës. Ata tegojnë se si u masakruan njerëzit, u shkelën deri në vdekje dhe u djegën deri në vdekje.
Ky është parimi i tyre dhe ky është rezultati i tyre. Ata janë një konspiracion kundër Islamit. Ata kanë njerëzit e tyre pas shpine – Allahu i zbuloftë ata dhe Allahu mos u dhëntë ndonjë udhëheqje në botë. Pra motivi i tyre është zbuluar dhe ai është turbullimi i Islamit.