Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (69 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Djemtë dhe vajzat kanë kujdestarë të cilën kujdesen për ta. Kush janë ata? Babai apo vëllai i madh:
”Burri është bari i familjes së tij dhe ai është përgjegjës për të.”
Kujdestari i familjes duhet të sigurojë që familja e tij ta adhuron Allahun (Azze ue Xhel) dhe ti motivoj ata për të studiuar. Ai duhet ti nxisë fëmijët e tyre dhe i pyet ata se çfarë ata kanë memorizuar gjatë ditës dhe kërkon prej tyre që ta lexojnë atë që kanë memorizuar në mënyrë që ata të motivohen.
Fëmijët duhet ta dinë se ekziston dikush që i mbikqyrë ata. E njëjta gjë vlen edhe për vajzat. Motivojë ato. Nxiti ato në kërkimin e dijes. Nxiti ato që ta praktikojnë dijen. Lidhe zemrën tënde me zemrat e tyre. Mos u bëni si disa etër të cilët janë sikurse dërrasa në shtëpi; krejtësisht të shkujdesur. Njeriu është përgjegjës për familjen e tij. Ku keni qenë? Çfarë të tha mësuesi ty? Çfarë detyra shtëpie ke? Motivojë ata.